Lajme

Jet Bank mashtron qytetarin, i premtuan bonus në llogari por në fakt i vodhën të dhënat (FOTO)

Një qytetar ka denoncuar në redaksi një rast që, sipas tij, lidhet me mënyrën se si është mashtruar nga persona që i janë prezantuar si përfaqësues të Jetbank.

Ai ka treguar se pak ditë më parë është telefonuar nga Jetbank dhe i është thënë se ishte përzgjedhur për të hapur një llogari në bankë, duke i premtuar disa përfitime, mes tyre edhe një bonus në para. Gjithashtu, i është komunikuar se çdo tërheqje dhe depozitim do të kryhej me 0% interes.

Pas kësaj, qytetari thotë se ka dhënë të dhënat e kërkuara dhe ka hapur llogarinë. Sipas tij, personat që e kontaktuan i thanë se brenda 48 orësh do t’i kreditohej bonusi.

Por, edhe pasi kaluan 48 orë madje u bën 6 ditë, qytetari thotë se bonusi nuk është kredituar. Përballë kësaj situate ai ka kërkuar mbylljen e llogarisë, por kërkesa e tij nuk është pranuar.

Ai ngre shqetësime edhe për përdorimin e të dhënave të tij personale dhe kërkon sqarim se përse iu premtua një bonus që, sipas tij, nuk është dhënë dhe përse nuk po i mbyllet llogaria.

Qytetari thotë se disponon edhe komunikimet me personat që e kanë kontaktuar dhe kërkon që rasti të verifikohet nga institucionet përkatëse.

Pretendimet janë të qytetarit dhe mbeten për t’u verifikuar. Redaksia është e gatshme të publikojë edhe qëndrimin e Jetbank lidhur me këtë rast.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje! A mund te bej nje rast denoncim per Jetbank. Me moren ne celular dhe me than qe isha i perzgjedhur nga Jetbank te hapja llogari. Dhe kisha si perfitim disa benefite. Si nje bonus lekesh nga ana e tyre, cdo terheqje dhe cdo depozitim me 0% interes. Moren t dhenat e hapa llogarin. Dhe me than qe per 48 ore do kalonte nje shum bonus nga ana e tyre

Tashme kan kaluar 5-6 dit dhe as bonus nuk kan hedhur, madje as te me mbyllin llogarin nuk pranojn po vazhdojn dhe insistojn duke genjyer. Keni dhe bisedat qe kam folur me ta duke shkruajtur

Te vjedhin te dhenat t hapin nje llogari virtuale dhe te thon qe ke perfituar nje bonus Gje qe bonusi nuk ekziston Ose e vjedhin punojesit per vete bonusin Ose te vjedhin te dhenat dhe kushedi se ca behet Tani po shkruaj.

/Shqip.com