Tensionet gjatë tubimit para Kuvendit, Policia shoqëron 12 protestues
Publikuar:
(23.07.2026 19:24:21)
Numri i personave të shoqëruar nga policia ka shkuar në 12.
Protesta e sotme para Parlamentit u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve edhe efektivëve të policisë.
Gjatë tubimi të tyre ata përdoren vezë, domate dhe sende të tjera të cilat i hodhën në drejtim të deputetëve dhe efektivëve.
Pas kësaj, policia përdori ndaj tyre ujë, spraj djegës dhe gaz lotsjellës.
/Shqip.com