Ndeshja me Shqipërinë, kombëtarja serbe arrin në Tiranë dhe akomodohet në hotel, siguri e lartë në kryeqytet
Publikuar:
(06.06.2025 14:46:51)

Serbia do të përballet me Shqipërinë të shtunën në “Arenën Kombëtare”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se përfaqësuesja serbe ka mbërritur në Tiranë rreth orës 13:40, teksa është akomoduar te hotel “Hilton”, në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Vlen të theksojmë se delegacioni serb është shoqëruar nga forca të shumta policore, nga Rinasi deri tek hoteli në fjalë.
Ndeshja Serbi-Shqipëri luhet në orën 20.45.
/Shqip.com