Kaq vota mori modelja Zana Krasniqi në garën e saj të parë politike
Publikuar:
(03.11.2021 19:12:00)

Modelja e njohur shqiptare, Zana Krasniqi, ka vendosur që këtë vit të marrë pjesë në zgjedhje komunale që u mbajtën me 17 tetor.
Ajo aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje, duke kandiduar për asambliste në komunën e Prishtinës.
Mirëpo me shpalljen e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën për kandidatët asamblistë, rezulton që modelja e njohur nuk i ka fituar votat e mjaftueshme.

Ajo ka marrë në total 380 vota kështu duke i pamundësuar asaj këtë pozitë.
E fundit e zgjedhur ka 445 vota, teksa Zana është e dyta në listën e pritjes.

Nëse lirohen dy vende dhe rrjedhimisht dy gratë e zgjedhura marrin përgjegjësi të tjera, Zanën mund ta shohim më Kuvend Komunal./SHQIP.com