I dha fund marrëdhënies me Adën? Edi bën deklaratën e papritur

Edi dhe Ada ishin konkurrentët të cilët bënë bujë të madhe me marrëdhënien e tyre mjaft problematike duke kaluar edhe në ofendime të shumta për njëri-tjetrin.
Ata se fundi qartësuan mosmarrëveshjet e tyre dhe filluan të zbulonin se kishin një pëlqim të madh për njëri tjetrin duke treguar gati se ata janë aty për njëri-tjetrin.
Ndonëse ishin dy nga konkurrentët më të preferuar, Edi dhe Ada u përjashtuan nga “Për’puthen” dhe shkak u bë shkelja e rregullave, pas një takimi në fshehtësi të tyre.
Pas kësaj ata nuk janë rikthyer në emision që ta komentojnë daljen.

Pas përjashtimit, Edi ka folur për marrëdhënien me Adën, në një intervistë 60 sekonda për “Prive” ku i pyetur nëse me të janë thjesht shokë apo më shumë Edi tha shkurt: “Shokë”.
Ndërkohë, sot përmes një statusi në Instagram ai ka bërë me dije se do shpërngulet në Zvicër dhe duket se në këtë mënyrë ka mbyllur çdo portë për Adën.
Ai trego se do të fokusohet në karrierën e tij në boks.
“Faza 1 e jetës time kaloi dhe po du me mbaru me kaq. Faza 2 është karriera ime profesionist bokser. Kështu që e mora vendimin me ikë prapë për Zvicër dhe me vazhdu jetën si pro-boxer”, ka shkruar ai./SHQIP.com