“Je kundër meje ashiqare”, Fifi kapet keq edhe me opinionisten

‘Big Brother VIP” ka vazhduar spektaklin duke diskutuar lojën e Fifit dhe Monikës.
Opinionistja Balina ka kritikuar Fifin për lojën e saj me shkopin që i është bërë Semit duke e quajtura si veprim shumë të keq.
Aty ka ndërhyrë edhe Fifi e cila është shprehur se Balina po e shqetëson dhe të mos vazhdojë që të diskutojë për të pasi që nuk ndihet mirë.
“Të lutem, po më shqetëson, je kundër meje ashiqare, po më shqetëson”, tha Fifi.

Tutje, Balina vazhdoi duke thënë se ajo nuk është kundër askujt.
Ajo tha se po flet për banorët që nuk dhanë një mesazh tjetër për të qetësuar situatën mes tyre.
Pak minuta më parë, Semi Jaupaj, këngëtarja e cila vuan nga ankthi dhe përdor ilaçe, e ka përjetuar sërish keq këtë diskutim që po bëhej sonte dhe ato momente pëson sulm panik.
Arbana menjëherë ka ndërprerë lidhjen me banorët derisa ka thënë se do të lidhen pas pak, pasi Semi të qetësohet./SHQIP.com