Dua Lipa plotë elegancë e stil në Kaliforni
Publikuar:
(15.01.2024 09:33:24)

Dua Lipa shfaq elegancë me një fustan të kuq pa rripa, teksa mbërrin në “Critics Choice Awards” të mbushur me yje në Santa Monica.
Ajo pozoi në tapetin e kuq në ceremoninë e 29-të të “Critics Choice Awards” në Santa Monica të Kalifornisë.
Këngëtarja, 28 vjeçe, shkëlqeu me një fustan të kuq, i cili përputhej me flokët e saj me ngjyrë të kuqe të errët, shkruan DailyMail.

Dua ka nxjerrë në pah tatuazhet, ndërsa ka vënë vathë me shkëlqim dhe ka ‘shtuar lartësinë’ në me taka të kuqe elegante.
Çmimet e “Critics Choice” u zhvilluan në Barker Hangar në aeroportin Santa Monica në Santa Monica, Kaliforni të dielën.

Ata nderojnë arritjet më të mira si në prodhim filmash ashtu edhe në programet televizive gjatë vitit 2023.
/Shqip.com