Haxhiu për rezultatin në zgjedhje lokale: Kemi pritur shumë më shumë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se kanë pritur rezultat më të mirë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, përcjell Shqip.com.
Por ajo thotë se janë të kënaqur që në 12 komuna shumë të rëndësishme, do të shkojnë në balotazh.
Sipas saj, nuk ka rënie të Lëvizjes Vetëvendosje pasi që nuk mund të krahasohen zgjedhjet lokale me ato nacionale.

“Natyrisht që kemi pritur shumë më shumë por mund të them se ne si Vetëvendosje jemi të kënaqur që do të shkojmë në balotazh në 12 komuna dhe atë në komuna shumë të rëndësishme. Nuk ka rënie të Vetëvendosjes, për faktin se nëse bëjmë krahasime duhet të krahasohemi me zgjedhjet lokale. Në asnjë rrethanë, në asnjë variant s’duhet të bëjmë krahasime me zgjedhjet e 14 shkurtit”, tha Haxhiu në T7.
Tutje, ajo thotë se në disa komuna ku kanë humbur zgjedhjet, ndjehet fajtore për shkak se nuk kanë mundur që t’iu ndihmojnë ndoshta “sa duhet atyre (kandidatëve për kryetar komunash)”./SHQIP.com