Reagon etnomuzikologu për djegien e Muzeut: Ma dogjën krijesën time. Barbarët s’u ndalen
Publikuar:
(30.08.2023 22:22:07)

Etnomuzikologu nga Gjakova, Behar Arllati, ka reaguar për Muzeun e Vjetër të Muzikës në Gjakovë që është përfshirë nga zjarri.
Ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se, “Ma dogjën krijesën time. Barbarët s’u ndalen”.
Tutje, ai ka shkruar se, “thyen, e vodhën e plaçkiten gjithë çka kishte brenda, e tjetërsuan si objekt, ia hoqën shkallët që të mos kishte mundësi të ngjitej lartë njeri dhe më në fund, e dogjën barbarët, e dogjën gjakovarët që dinë veç të rrahin gjoks pa bërë gjë, e dogjën krijesën që me aq mund e krijova nën mbështetjen e prof. Meriton Ferizi, sa ishte drejtor komunal për kulturë”.
/Shqip.com