Lajme

Reagon Komuna e Gjakovës: Objekti i djegur i Tabhanës do të ri-ndërtohet vitin tjetër

Komuna e Gjakovës e ka quajtur lajm të keq dëmtimin e objektit të Muzeut të Muzikës, i ashtuquajturi objekt i Tabhanës, që u dogj të enjtën nga flakët e palokalizuara ende.

Derisa ka kërkuar nga Policia e Kosovës për ta hetuar më tutje rastin, nga kjo komunë bëjnë me dije se brenda këtij objekti nuk ka pasur asnjë artefakt të muzeut.

“Përveç keqardhjes, në këtë moment është i rëndësishëm fakti se në objektin e djegur nuk ka qenë asnjë artefakt i muzeut të muzikës. Pra, të gjitha elementet që kanë vlera historike e artistike kanë shpëtuar”.

Postimi i plotë:

Ajo çfarë ka ndodhur sonte me objektin e Tabhanës, është një lajm i keq për Gjakovën, lajm i cili na ka shokuar e indinjuar të gjithëve.

E presim hetimin e policisë për ta kuptuar shkakun e zjarrit.

Përveç keqardhjes, në këtë moment është i rëndësishëm fakti se në objektin e djegur nuk ka qenë asnjë artefakt I muzeut të muzikës. Pra, të gjitha elementet që kanë vlera historike e artistike kanë shpëtuar.

Ajo çfarë mund të themi tjetër është informata e sigurtë se objekti i Tabhanës do të ri-ndërtohet vitin tjetër nga buxheti komunal.

Ndryshe, qytetari Ngadhnjim Haxhosaj ka publikuar pamje nga afër teksa digjej ky objekt teksa është shprehur se “ishte lënë në duart e keqbërësve”.

/Shqip.com