Rozë

Antonia vajza e re që iu bashkua “Për’puthen”

"Për'puthen"

Episodi i dytë i “Për’puthen Prime”, ka filluar me debate dhe përplasje në studio, por që tensionet u rritën më shumë pasi që formatit iu bashkua edhe një vajzë e re.

Antonia Gjoka është 24-vjeçarja nga Tirana, e cila aktualisht punon në një kompani si agjente.

Ajo që në prezantimin e saj hyri me ide të qarta për djemtë që ajo i pëlqen dhe ndikojë në tensione mes saj dhe Alvisës.

“Kam dy preferenca. Bashkimin dhe Brunon. Kjo nuk do të thotë që penalizoj meshkujt e tjerë jam për t’i njohur të gjithë, vajzat janë më të bukura live sesa në ekran. Nuk shoh konkurrencë, nuk e ndjej nga vajzat e ndjej më shumë me veten”, tha Antonia.

“E ke problemin me veten?”, reagoi Alvisa pas fjalëve të Antonias.

“Jo nuk kam probleme me vetën. Alvisës i sugjeroj të mos përdorë gurat e fundit se është vetëm fillimi”, u shpreh Antonia.

“Kush janë gurat e mi, mos fol kur nuk e di. Të paktën më thuaj kush janë”, tha Alvisa.

“Me kalimin e kohës do ta marrësh vesh”, përfundoi Antonia.

Gjatë kësaj puntate ka pasur tensione edhe në mes të Brunos dhe Hysenit, i cili është ish i dashuri i Alvisës./SHQIP.com