Zbulohet emri i djalit të Milot Rashicës, ka kuptim të veçantë
Publikuar:
(30.09.2021 19:45:07)

Futbollisti, Milot Rashica dhe bashkëshortja e tij, Belkiz Kera janë bërë prindër për herë të dytë.
Ata kanë sjellë në jetë një djalë të quajtur, Roan.

Kjo u bë e ditur përmes postimeve të qiftit në rrjetet sociale në mbishkrimin e tortës, e cila është bërë special për ardhjen në jetë të Roanit.

Për ata që janë kureshtar të dinë, emri Roan ka kuptimin: modern, temperament, kompetent, i lumtur, aktiv, miqësor, me fat e serioz.
Qifti po ashtu kanë edhe një djalë tjetër të quajtur Tian nga martesa disavjeçare e tyre./SHQIP.com