Lajme

Molliqaj: Kurti sot u dorëzua, pranoi Serbinë si hisedare në Kosovë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj

Lideri i Partisë Socialdemokrate, Dradan Molliqaj, deklaroi të mërkurën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “sot u dorëzua përballë Serbisë. Ka thënë se “disfata e tij” mund të shpjegohet në tri pika.

Lexo edhe:
Bislimi tregon se cilat janë pikat e propozim-marrëveshjes për targat

Reagimi i Molliqajt vjen pasi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njoftoi se në Bruksel është hartuar një draft i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat e veturave.

E sipas kreut të PSD-së, “Qeveria Kurti ka pranuar Serbinë si hisedarë në Kosovë, duke negociuar me të për çështje të brendshme të Kosovës (për veriun e vendit)”.

“2. Qeveria Kurti legjitimoi strukturat paralele në veri dhe konfirmoi heqjen dorë të Kosovës nga sovraniteti jonë shtetëror atje. Kjo duke lejuar përdorimin e tabelave KM (Kosovska Mitrovica), për të cilat Besnik Bislimi tha shprehimisht që do të konfiskohen “vetëm nëse kalojnë në jug” por jo edhe në veri”.

“Pra ja ku filloi, edhe nga Qeveria Kurti, trajtimi i veriut si zonë e veçantë nga gjithë pjesa tjetër e Kosovës. Si zonë ku strukturat paralele e kanë kontrollin. Si zonë ku Qeveria e Kosovës as që ka pretendim ta shtrijë sovranitetin”, ka shkruar Molliqaj në profilin e tij në Facebook.

Molliqaj: Kurti thoshte se nuk dorëzon UÇK-në në Hagë, tani emëron  dëshmitaren e Speciales Ministre të Jashtme - Qendra Press
Dardan Molliqaj dhe Albin Kurti

Pikë e tretë sipas tij është “dorëzimi i sovranitetit tek KFOR-i, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, për të cilin ka thënë se është kthim mbrapa në aspektin e shtetësisë.

“Baza juridike e KFOR-it në Kosovë është Rezoluta 1244, që Kosovën e sheh si pjesë të Serbisë. Delegimi formal nga Qeveria i sovranitetit tek KFOR-i, nënkupton legjitimim të rezolutës 1244”.

“Prandaj me këtë pajtohet Serbia pa problem. Mos të harrojmë që kryeministri Kurti, gjatë qeverisë së parë, e kishte dërguar në prokurori marrëveshjen e Qeverisë së Kosovës me NATO-n për mosdërgim të forcave të Kosovës në veri të vendit. Sot Kurti e afirmoi këtë marrëveshje. Duke pranuar t’ia heq Policisë së Kosovës të drejtën për të qëndruar atje”, ka përfunduar ai./SHQIP.com