Shpërthen debati, ja çfarë do të bënte Qetsori me ushqimin e banorëve
Publikuar:
(04.04.2023 22:04:56)

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Bledit dhe Qetsorit gjatë natës së prime.
Kjo pasi Bledi pa në ekran një video ku Qetsori thoshte që do t’ia bënte ushqimin të pa ngrënshëm duke i hedhur kripë.
“Dallaveret e tua janë pafund, por kur të gatuash mos bëj të tilla gjëra. Është e turpshme të luash me ushqimin”, i tha Bledi atij.
Kurse, Qetsori tha se “do t’ju hedh kripë pafund”.
Ndërsa, Bledi i tha se me atë duhet të bëjë lojë të ndershme, dhe se Qetsori nuk është rrezik për të.
/Shqip.com