Rozë

Luizi hidhet në aksion – këtë banor e ka synuar që ta vë në ‘rrezik’

Luiz Ejlli siç duket nuk e ka ndërmend të ndalët.

Ai sot është zgjuar me energji pozitive dhe menjëherë ka dalur në aksion.

Ditën e sotme këngëtari ka shprehur dëshirën që të ketë një mision sekret për heqjen e imunitetit nga Shpati. Teksa ndodhej në oborr së bashku me Nitën, Oltën dhe Armaldon, tha se do të bënte çdo mision për t’i hequr imunitetin banorit më të ri të shtëpisë “Big Brother VIP”.

Për këtë çështje është deklaruar edhe Olta, e cila ka thënë se ka pasur ndërmend që të kërkojë një gjë të tillë, por që ka parë largimin e dy banorëve.

Ndryshe, Eva dhe Ermiona dje gjatë ditës janë larguar nga Big Brother.

/Shqip.com