Kush qëndron pas kostumit të Sam Smith?

Kostumi i fryrë i Sam Smith mori vëmendjen në tapetin e kuq të Brit Awards gjatë këtij viti.
Por, Kush është stilisti i atij kostumi?
Projektuesi apo stilisti i veshjes së Sam Smith është një djal nga India i quajtur Harikrishnan Keezhathil Surendran Pillai, i njohur me emrin Harry.
Harry thotë se për këtë kostum që vesh ikona e muzikës, është inspiruar nga qeni i tij.
Harry tregon se ofertën për të punuar kostumin e Sam Smith e mori vetëm pesë ditë para se të fillonte ceremonia.

“Ata erdhën të hënën, duke më pyetur nëse mund të krijoja diçka të bërë me porosi për britanikët. Isha pak i frikësuar sepse nuk është koha e mjaftueshme. Zakonisht duhen katër deri në pesë javë sepse është bërë e gjitha me dorë. Mu desh një ditë të mendoja për logjistikën e gjithçkaje”, tha Harry për BBC.
Harry thotë se kostumin e përfundoi tërësisht vetëm një orë para se të fillonte ceremonia e tapetit të kuq.
“Kështu që dhashë konfirmimin të mërkurën se mund ta bëja këtë punë dhe e përfunduam një orë përpara tapetit të kuq Dhe që atëherë, jam përpjekur të arrij në gjumin tim”.

Ndërsa, si duket ngarkesa në punë është e destinuar tashmë për Harryn sepse ai të hënën e ka javën e modës në Londër.
“Unë jam ende duke punuar me koleksionin. M’u desh të mbaja pezull gjithçka për një javë për të bërë veshjen e Semit. Por jam shumë, shumë i lumtur. Jam mësuar me programin e punës,” thotë ai.
Moda e kostumeve të fryra të Harryt u zbulua për herë të parë gjatë një shfaqjeje të MA në London College of Fashion në vitin 2019.
Në vitin pasues, dizajne të ngjashme për koleksionin e tij të të diplomuarve të MA po tërhiqnin vëmendjen. Atij iu kërkua të bashkohej me skemën Newgen të Këshillit britanik të Modës, “për të ndihmuar stilistët e rinj të shfaqin deri sa ne mund ta bëjmë atë vetë”.
Në sezonin e 2023-tës, projekti i Harryt është bërë viral.
Ndërsa disa vunë re një ngjashmëri midis veshjes së Smithit dhe një prej ansambleve të famshme të David Bowie.
“Ideja për krijimin e një siluete erdhi nga qeni im. Ai është një qen i vogël – ishte mendimi për të më parë nga këndi i tij [në tokë duke parë lart].”
Dizajni i bazuar në pamjen e shtrembëruar të qenit të tij mbi këmbët dhe krahët e zgjeruara ka ndarë opinionin, por Harry thotë se nuk merr asnjë kritikë për zemër.
“Kjo nuk më shqetëson mua, jo. Jam mësuar me këtë sepse koleksioni im i të diplomuarve pati një reagim të ngjashëm. Jam i pasionuar për të bërë diçka që i bën njerëzit të mendojnë e të flasin e të diskutojnë.”
Të gjitha dizajnet e stilit të balonave janë bërë nga lateksi dhe Harry zbulon diçka që unë nuk e pres – ai ka një punë të dytë si një fermer latex.
“Kam një plantacion të vogël në qytetin tim. Unë dhe babai im bëjmë fermën e lateksit. Lëndën e parë, e eksportojmë këtu dhe bëhet lateks. Përdoret për kaq shumë gjëra.”
Ai thotë se u deshën disa muaj për të zotëruar procesin e krijimit të projektimeve nga materiali.
/Shqip.com