Lajme

Hoti takohet me Escobar, flasin për koordinimin me SHBA-të

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti është takuar me emisarin special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Gabriel Escobar.

“Me z. Escobar biseduam për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin që duhet ta kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të avancuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik e miqësia me ta është shenjtë dhe si të tillë duhet ta vazhdojmë përherë!”, ka thënë Hoti.

/Shqip.com