Autoritetet japoneze me aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasjen e Shinzo Abes

Prokurorët japonezë zyrtarisht kanë ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasjen e ish-kryeministrit Shinzo Abe.
Autoritetet thanë se i dyshuari do të përballet me gjyq, pasi për disa muaj ishin bërë vlerësime për shëndetin e tij mendor.
Tetsuya Yamagami u arrestua menjëherë pasi dyshohet se qëlloi me armë Aben, teksa ish-kryeministri japonez po mbante një fjalim në Nara të Japonisë në korrik të vitit 2022.
Më vonë gjatë atij muaji, Yamagami u dërgua në një qendër ndalimi ku për gjashtë muaj iu nënshkrua vlerësimit për shëndetin mendor, proces që përfundoi të martën. Yamagami më pas u dërgua në paraburgim në Nara.
Prokurorët thanë se rezultatet e vlerësimit të shëndetit mendor treguar se ai është i aftë që të përballet me gjykim. Yamagami po ashtu është akuzuar për shkelje të ligjit për kontrollin e armëve, tha Gjykata e Qarkut të Naras, raporon Radio Evropa e Lirë.
/Shqip.com