Lajme Botë

Dalin detajet për personin që e qëlloi ish-kryeministrin Shinzo Abe

Pamje nga arrestimi i personit që qëlloi me armë zjarrin ish-kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe

Ish-lideri japonez Shinzo Abe po lufton për jetën pasi u qëllua.

Abe u qëllua rreth orës 11:30 të mëngjesit me orën lokale në Nara, në lindje të Osakës, teksa mbante një fjalim të fushatës zgjedhore në rrugë.

Policia ka arrestuar Tetsuya Yamagami, një banor i Narës në të 40-at, në lidhje me të shtënat, sipas NHK, duke cituar burime policore, shkruan BBC.

Zyrtarët e sigurisë në vendngjarje e ndalën autorin e armatosur dhe i dyshuari 41-vjeçar tani ndodhet në paraburgim nga policia.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, duke cituar burimet qeveritare, Yamagami ishte ish-anëtar i Forcave të Vetëmbrojtjes Detare të Japonisë.

Ai thuhet se ka shërbyer në MSDF deri në vitin 2005, tha burimi. Ministria e Mbrojtjes po mbledh informacione të tjera për këtë person.

Agjencia e Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive konfirmoi se Abe kishte një plagë plumbi në të djathtë të qafës dhe gjithashtu pësoi gjakderdhje nënlëkurore nën pjesën e majtë të gjoksit.

Është e paqartë nëse të dyja të shtënat e kanë goditur atë, apo nëse një plumb e ka goditur në qafë dhe ka udhëtuar diku tjetër.

Fjalimi i zotit Abe erdhi si pjesë e një fushate për ish-partinë e tij, Partinë Liberal Demokratike, pasi zgjedhjet e dhomës së lartë në Japoni do të mbahen më vonë këtë javë./SHQIP.com