Ronaldo probleme me tufën e deleve, ndërron vendbanim

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij kanë ndërruar banim pasi tufa e deleve e zgjonte familjen e tij nga gjumi.
Nënshkrimi i ri i Manchester United, 36 vjeç, i cili e do pushimin e tij mes ndeshjeve, është zhvendosur nga shtëpia që ishte duke qëndruar në një tjetër, shkruan The Sun.
“Ndërsa prona është e bukur dhe e vendosur në fusha të kodrina dhe pyje, ishte gjithashtu pranë deleve të cilat janë shumë të zhurmshme herët në mëngjes.

“Kishte një shteg publik përtej tokës dhe rruga në pjesën e përparme jepte një pamje brenda portave të saj.
“Ronaldo është një profesionist i vërtetë që vendos shumë për pushimin dhe rikuperimin pas ndeshjeve, kështu që u vendos që ishte më mirë nëse ai dhe familja e tij do të shpërnguleshin”, ka deklaruar një buri mi këtij medium.
Shtëpia e re, në Cheshire, ka pishinë, dhomë kinemaje dhe garazh me katër makina për disa nga super-makinat e tij prej 17 milionë funtesh.

Sipas tij, shtëpia ka kamera CCTV, porta elektrike dhe patrullohet nga rojet.
Ronaldo ishte pjesë e United edhe në të kaluarën, ku ishte transferuar nga Sporting Lisbona në vitin 2003, duke qenë pjesë e “Djajve të Kuq” deri në fitin 2009.

Gjatë kësaj periudhe me skuadrën angleze, ai shënoi 118 gola në 292 paraqitje garuese për ta./Shqip.com