Dridhja e duarve, shkaqet dhe trajtimi

Dridhja e duarve është një problem i zakonshëm që prek shumë të rritur.
Shkaku kryesor i këtij problemi ka të bëjë me ndërprerjen e një funksioni të trurit.
Megjithatë, dridhja e duarve mund të jetë një pasojë e tiroides apo një efekt anësor i ilaçeve kundër azmës, antidepresivët, lithiumit, e qetësuesve të ndryshëm.
Përdorimi i tepërt i kafeinës mund të ndikojë sistemin nervor dhe të shkaktojë dridhje të duarve.
Niveli i ulët i sheqerit në gjak shkakton dridhje të duarve, bashkë me heqjen dorë nga alkoli apo substancave të tjera që shkaktojnë varësi.
Stresi, ankthi dhe nervozizmi gjithashtu mund të shkaktojnë dridhje duarsh, shkruan agroweb.
Dridhjet e duarve mund të ndalojnë dhe të kurohen me disa mënyra dhe hapa të thjeshtë.

Mbani stresin nën kontroll
Stresi dhe ankthi janë një prej faktorëve që kontribuon në dridhjen e duarve.
Nëse dëshironi të jeni më pak të stresuar atëherë meditoni për t’i dhënë mendjes qetësi.
Frymëmarrja e thellë është një tjetër teknikë për të luftuar stresin.
Mjaftojnë 10 minuta duke marrë frymë nëpërmjet diafragmës dhe sistemi juaj nervor do të jetë më i qetë.
Pini çaj kamomil
Kamomili ka aftësi qetësuese dhe largon ankthin dhe stresin.
Ai zbut kontraktimet e muskujve dhe dridhjet e duarve.
Pini dy deri në tre filxhanë me çaj kamomili në ditë ose bëni banjë me vaj kamomili për të qetësuar nervat.
Ushtrime për duart
Ushtrimet për duart jo vetëm i forcojnë ato por edhe parandalojnë ose zbusin dridhjet e duarve.
Përdorni toptha elastikë kundër stresit dhe shtrëngojini fort.
Mbajini për pesë sekonda dhe më pas qetësojini duart.
Vitaminat e kompleksit B
Vitaminat e kompleksit B janë të domosdoshme për mirëmbajtjen e nervave dhe muskujve të fortë.
Mungesa e këtyre vitaminave shkakton humbje të koordinimit dhe ekuilibrave mes organeve.
Magnezi
Magnezi shërben si një elektrolit dhe ndihmon në transmetimin e impulseve mes nervave dhe muskujve.
Nëse trupit i mungon magnezi, atëherë do të shfaqen kontraktimet e muskujve dhe dridhjet e duarve.
/Shqip.com