FIFA dhe vendimet e saj të çuditshme

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) është shembulli më i mirë për ta ilustruar thënien: “Për dikë nënë, për dikë njerkë”.
Kjo më së miri dëshmohet me vendimet e saj të fundit. Institucioni më i lartë i futbollit botëror, i ka dënuar disa kombëtare në lidhje me Kupën e Botës “Katari 2022”.
FIFA e ka dënuar me vetëm 20 mijë franga zvicerane Federatën e Futbollit të Serbisë për flamurin skandaloz në të cilin ishte harta e Kosovës e mbuluar me flamurin serb.
Saktësisht, pas ndeshjes kundër Brazilit, në dhomën e zhveshjes të cilën e shfrytëzo Përfaqësuesja e Serbisë, është varur një flamur me hartën e Kosovës të lyer me ngjyrat e flamurit serb, me sloganin: “Jo dorëzim”.
E në anën tjetër, FIFA e ka dënuar Kroacinë me 50 mijë franga zvicerane për shkak të fyerjeve të tifozëve të saj në ndeshjen ndaj Australisë.

Gjestet apo simbolet nacionaliste e politike në futboll dënohen rëndë nga FIFA, por jo edhe në këtë rast.
Veprimet nacionaliste të serbëve karshi shtetit të Kosovës mund të vazhdojnë edhe në të ardhmen, për shkak të këtij dënimi të lehtë.
Kujtojmë se për shkak të atij flamuri, kishte reaguar edhe Federata e Futbollit e Kosovës e cila ka bërë një ankesë në FIFA.
/Shqip.com