Rozë

Banori i BBVK-së: Kam abuzuar me përdorim të drogës

Banorët e Big Brother tashme kanë filluar të njihen me njëri-tjetrin.

Ata kanë filluar rrëfime personale, që ndryshojnë nga ato që jemi mësuar t’i dëgjojmë nga ata në studio televizive.

Ndër ta është edhe Edon Shileku i cili në një bisedë me Shota Baraliun ka treguar se si ai ka abuzuar me përdorimin e drogës.

Ai tha se nga kjo varësi e ka larguar familja.

“Unë jom kon abuzues i drogave për një kohë shumë të gjatë për një kohë shumë të gjatë. Prind e mi m’kanë pshtu prej qasaj rruge, edhe n’momentin që unë kom dal prej rehabilitimit që jom kon jom munu me nifarë forme me gjet t’bukrën n’jetë. Asniherë mo nuk kom bo droga”, ka thënë ndër të tjerash Edoni.

/Shqip.com