Rozë

Moderatori i njohur shqiptar “shpërthen” ndaj BBVK-së

Big Brother Kosova ka filluar mbrëmë.

Getinjo, Ana Kabashi, Vivien Thano, Andi Artani, MC Beka, Edon Shileku, Shota Baraliu, Urim & Alisa, Arta Selimi, Artan Thaqi, Gjon Karrica, Gresa Hoti, Juliana Nura dhe Stresi, janë pjesë e këtij kasti.

E ky lajm për nisje nuk është pritur edhe mjaftë mirë nga fansat, ku nuk kanë munguar edhe komentet negative.

Njëri ndër ta është edhe gazetari dhe moderatori i njohur shqiptar, Ronaldo Sharka i cili me anë të disa Instastory ka treguar se nuk i ka pëlqyer aspak spektakli.

“Përfundimisht jeni më të aftë në muzikë, mos u merrni me televizion”, ka shkruar ai.

/Shqip.com