Së shpejti vjen në shqip libri “Një çështje vdekjeje dhe jete”
Së shpejti vjen në shqip libri “Një çështje vdekjeje dhe jete” nga autorët Irvin Yalom dhe Marilyn Yalom, nën kujdesin e shtëpisë botuese “Morava”, me seli në Tiranë.
Për më shumë se një gjysmë shekulli, psikoterapisti i shquar Irvin Jalom e ka mahnitur botën me historitë e tij të mendjes njerëzore, të mbushura plot urtësi, mprehtësi dhe humor.
Tani, me kurajën dhe çiltërsinë e magjishme, ai ndan me ne përvojën më të hidhur të jetës: humbjen e bashkëshortes dhe mikeshës së tij besnike qysh prej adoleshencës.
Partnerë deri në fund, përfshi edhe bashkautorësinë e këtij libri, ata përshkruajnë një portret të paharrueshëm të zisë – tmerrin, dhimbjen, mohimin dhe pranimin ngurrues.
Por ajo që na është dhënë, është më shumë se një histori e thellë e një humbjeje të fortë – është një histori e bukur, e paharrueshme dhe e dhimbshme e një dashurie të fortë. Do të më mbesë në mendje në vitet që do të vijnë.
/Shqip.com