Lajme

I dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares ka vrarë veten

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se dorasi, Sokol Halili i dyshuar për vrasjen e gruas së tij shtatzënë ka vrarë vetën.

Ai tha se kjo ka ndodhur përkundër që zyrtarët policor kanë tentuar negocim më të.

“Pas një pune intensive të të gjitha njësiteve tē Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.

Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:
Haxhiu tregon se a do të jep dorëheqje pas vrasjes së gruas shtatzënë

Kujtojmë se të mërkuren është vrarë një grua shtatzënë në oborrin e QKUK-së nga një person i cili dyshohet se është ish-bashkëshorti i saj.

Policia e Kosovës ka gjetur veturën e personit që dyshohet se vrau 35 vjeçaren në QKUK.

Sipas raportimeve, vetura është gjetur në Shtime në parkun “Ahmet Shtimja”.

Sipas njoftimit nga Gjykata më datë 08.09.2022, nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë e Viktimave në Ferizaj, është paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhrit mbrojtës ndaj palës përgjegjëgjëse S.H. sipas nenit 13 dhe 14 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje.

Kurse, sot është mbajtur protestë lidhur me këtë rast.

Disa nga protestuesit kanë hedhur edhe zjarr në objektin e Qeverisë së Kosovës.

/Shqip.com