Lajme

Blinken për 28 Nëntorin: Po shënojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-ShBA

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Me rastin e shënimit të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, sekretari i shtetit amerikan, Antony Blinken ka uruar popullin shqiptarë.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Blinken tha se ata janë krenar që tani shënohet edhe 100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është nderi im të uroj popullin e Shqipërisë për Ditën tuaj të 110-të të Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu krenare të festojnë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe partneritetin e gjerë e të fortë që kemi ndërtuar së bashku”, thuhet në deklaratë.

Me rastin e kësaj feste, SHBA-të falënderojnë Shqipërinë për lidershipin e treguar si dhe [për mbështetjen e saj në zhvendosjen e afganëve.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë të nderuara të punojnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa ju vazhdoni të bëni kontribute të fuqishme në skenën globale. Shqipëria ka demonstruar lidership dhe kurajo duke mbështetur Ukrainën dhe duke ndriçuar veprimet e aktorëve të poshtër në Evropë dhe anembanë botës. Kontributet e vlerësuara të Shqipërisë si një Aleat i NATO-s ndihmojnë për ta mbajtur Aleancën të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Shtetet e Bashkuara falënderon gjithashtu Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen e saj në zhvendosjen e afganëve”.

Flamuri Kombëtar

Blinken në emër të ShBA-ve uron Shqipërinë për arritjen e fillimit të negociatave për pranimin në Bashkimin Evropian.

“Urojmë Shqipërinë për arritjen e fillimit të negociatave të pranimit në BE në korrik dhe mbetemi të vendosur t’ju mbështesim përgjatë rrugës suaj transatlantike. Së bashku, ne po punojmë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të siguruar energji ndërsa përparojmë axhendën tonë të përbashkët të klimës për Evropën dhe për të forcuar mbrojtjen kibernetike”.

Sot, shënohet 110 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë të shpallur nga Ismail Qemaili në Vlorë në vitin 1912.

Po ashtu, sot u mbushën 25 vjet që nga dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë të Skenderajit në krye me komandantin Adem Jasharin i cili kishte lindur në po të njëjtën dite.

Kujtojmë se në nder të festës kombëtare, dje Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë mbajtën mbledhjen e parë të përbashkët.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se 28 Nëntori mbanë në gjirin e vet të gjitha ëndrrat tona kolektive.

Dy kryekuvendarët shqiptarë mbajnë fjalimet e tyre në mbledhjen e përbashkët – SHQIP.com

Konjufca potencoi se Nëntori është i Shqipërisë po aq sa është edhe i Kosovës.

Ndërsa, kryekuvendarja shqiptare, Lindita Nikolla tha se kjo mbledhje shënon rikonfirmimin e thirrjes shpirtërore të vëllazërimit Shqipëri-Kosovë.

Ajo potencoi se mënyra e të menduarit të shqiptarëve duhet të ndryshojë në bazë të realitetit në të cilin ndodhen.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë më shpesh bashkë dhe jo vetëm në kremte.

Mbledhja e kuvendeve shqiptare, Kurti e Rama mbajnë fjalimet e tyre – SHQIP.com

Në këtë mbledhje, Kurti citoi edhe fjalë nga profesori dhe politologu Kosovar, Ukshin Hoti.

“Ai kërkoi nga politikanët shqiptarë që të kenë si prioritet kryesor pozitën  ndërkombëtare të Kosovës e të Shqipërisë dhe jo pozitën vetjake”, tha Kurti.

Kurse, kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se nuk beson që shqiptarët janë mirë në raport me vetën e tyre.

/Shqip.com