Sport Ndërkombëtar

Vjehrri Enrique dhe dhëndri Torres flasin për raportin ndërmjet tyre

Tashmë nuk është sekret që futbollisti spanjoll Feran Torres dhe vajza e trajnerit Luis Enrique janë në lidhje.

Së fundi, numri një i Kombëtares iberike është pyetur për tema të ndryshme, përfshirë edhe ndjenjën e të qenit vjehërr i futbollistit që e ka nën urdhrat e tij.  

Enrique ka kënaqur kureshtjen e atyre që, edhe pse indirekt, e pyetën se si është në rolin e pazakontë të trajnerit dhe në të njëjtën kohë ‘vjehrrit’ .

Anësori i majtë 22-vjeçar që shpërtheu te Valencia, të cilin Pep Guardiola e donte me vete te Manchester City, por thirrja e zemrës bëri që djali të kthehej në vendlindje, duke iu dorëzuar Barcelonës.

“Cili është përfaqësuesi yt në fushë? Ai që ndihet më afër me ty?”, i thotë një ndjekës. Luis Enrique nuk i shmanget pyetjes dhe përgjigjet menjëherë, pa e “kafshuar gjuhën”. Në të vërtetë, ai theu atë që dukej si një temë tabu, një hije e mundshme mbi kombëtaren dhe zgjedhjet e saj.

“Kjo është një pyetje shumë e lehtë. Është zoti Ferran Torres…, përndryshe vajza ime do të ma këpuste kokën”,  pranoi duke qeshur dhe hedhur poshtë zhurmën që kishte lindur me një shaka. Një strategji komunikimi inteligjente, perfekte për sa i përket kohës dhe mundësive.

Si e përjetoi Torres këtë situatë? Si e ka marrë deklaratën publike të trajnerit (dhe vjehrrit)? Sulmuesi i Barçës mohoi çdo siklet apo bezdi. “Të gjithë e dimë që trajnerit i pëlqen të bëjë shaka dhe kjo ishte thjesht një shaka gjatë transmetimit të tij të drejtpërdrejtë”, janë fjalët e futbollistit.

“Ne të dy e dimë shumë mirë se si t’i mbajmë të ndara dy situatat, kur bëhet fjalë për familjen dhe kur jemi në raportin lojtar dhe trajner”, përfundoi sulmuesi blaugrana.

/Shqip.com