Sport Ndërkombëtar

Messi flet pas humbjes shokuese nga Arabia Saudite: Kurrë nuk kam marrë një goditje kaq të fortë

Argjentina e nisi me humbje Kampionatin Botëror “Katar 2022” duke u mundur nga Arabia Saudite me rezultat 2:1, shkruan Shqip.com.

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi është shprehur i dëshpëruar me humbjen.

“Gabimet brenda pesë minutave na kushtuan me rezultatin 2:1. Ne u ngatërruam dhe pas golave gjërat u komplikuan edhe më shumë. Ishte një goditje e rëndë për ne. Nuk prisnim të fillonte kështu. Sidoqoftë, duhet t’i fitojmë ndeshjet e mbetura, gjithçka varet nga ne”, ka thënë fillimisht ai.

Ai vlerësoi se kurrë nuk ka përjetuar goditje më të fortë.

“Kurrë nuk kam marrë një goditje kaq të fortë me këtë grup lojtarësh. Gjërat ndodhin për një arsye. Tani, padyshim se duhet t’i fitojmë dy ndeshjet tjera”, deklaroi ndër të tjera Messi.

Sulmuesi i PSG-së në këtë ndeshje e realizoi golin e vetëm nga penalltia për Kombëtaren nga Amerika Latine.  

/Shqip.com