Publikohet himni zyrtar i Kampionatit Botëror
Publikuar:
(19.11.2022 09:22:22)

Ylli i hip hopit Nicki Minaj është bashkuar me kantautorin kolumbian Maluma dhe këngëtaren libaneze Myriam Fares në kolonën zanore zyrtare të Kupës së Botës në Katar.
Kënga “Tukoh Taka”, me tekste në anglisht, spanjisht dhe arabisht, u publikua të premten, dy ditë përpara fillimit të turneut.
Është e fundit në një seri këngësh nga artistë nga e gjithë bota të publikuara si pjesë e kolonës zanore zyrtare të FIFA-s për Kupën e Botës 2022.
Maluma dhe Myriam Fares do të performojnë në hapjen e festivalit të tifozëve të FIFA-s në Doha të shtunën.
/Shqip.com