Sport Shqiptar

Kosova fiton tri medalje ndërkombëtare në gjimnastikë

Gjimnastika e Kosovës shkruan historinë.

Në garat ndërkombëtare ‘HORIZON CUP 2022’ që po mbahen në Selanik të Greqisë, garueset e klubit të gjimnastikës “Vushtrria” duke përfaqësuar Federatën e Gjimnastikës së Kosovës kanë arritur të marrin medaljet e para ndërkombëtare për Kosovën në gjimnastikë.

“Horizon Cup”, është një garë shumë prestigjioze me numër te madh garuesesh të nivelit shumë të lartë nga shtete të shumta të Evropës.

Klubi i Gjimnastikës “VUSHTRRIA” me gjimnastet Rea Berisha dhe Sara Pllana dhe me trajnerët Arlind Shaqiri dhe Doruntinë Ibrahimi, arritën që në ditën e parë të garës (e shtunë) të marrin vendin dytë dhe të tretë në disiplinën kapërcime dhe vendin dytë në disiplinën paralele të shkallëzuar.

Parazitët dalin nga trupi juaj brenda nate, bëjeni këtë menjëherë

Poashtu garueset Berisha e Pllana, janë të parët në All-around.

Gara vazhdon edhe sot e diel ku pritet që vashat e Kosovës të stolisen edhe me medalje në të gjitha disiplinat.

/Shqip.com