Shtëpia e të Moshuarve në Pejë konfirmon se vajza që sulmoi të moshuaren është infermiere
Publikuar:
(02.11.2022 15:56:42)

Është bërë virale videoja ku shihet infermierja teksa abuzon fizikisht të moshuarën në Shtëpinë e të moshuarve në Pejë.
Në video më pak se një minutëshe, transmetohen pamjet e goditjeve të vazhdueshme ndaj një të moshuare.
Në lidhje me rastin, Shqip.com, ka kontaktuar Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, të cilët thanë se ajo që e abuzoi me të moshuarën ishte infermiere.
Për këtë rast, kanë deklaruar se do të mbahet edhe konferenca për media në ora 19:00.
“Po mund ta konfirmoj që vajza që e sulmoi të moshuarën është infermiere, për detaje të hollësishme do të mbajmë konferencë për media në ora 19:00”, u tha nga Shtëpia e të Moshuarve.
Ndërkaq, deri tani policia ka arrestuar dy persona.
/Shqip.com