Lajme

Lista Serbe: Po vazhdon persekutimi i serbëve në Kosovë

Lista Serbe

Lista Serbe ka reaguar pas dënimit me një vjet burgim ndaj ish-ministrit të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal të Kosovës për shkak se kishte quajtur trillim masakrën e Reçakut.

Përmes një reagimi në Facebook, Lista Serbe, tha se vendimi ndaj Todosijeviqit është i kundërligjshëm dhe i motivuar politikisht.

“Kundër verdiktit të kundërligjshëm, etnikisht të motivuar dhe pa prova, kundër anëtarit të Presidencës së Listës Serbe, z. Ivan Todosijeviq, nga ana e gjyqësorit të Prishtinës, vazhdon përplasja dhe persekutimi i serbëve në Kosovë dhe Metohi nga Prishtina me synimin për të frikësuar dhe dëbuar popullin tonë. Populli serb dhe ne akterët politik e refuzojmë këtë verdikt të turpshëm, te pabazuar dhe te motivuar politikisht si farse sepse nuk bazohej ne ligj dhe drejtësi por ne force dhe motive politike”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Lista Serbe e quan paradoksale që serbët të dënohen për opinione të tyre.

“Është paradoksale që serbët të dënohen për qëndrimet dhe opinionin e tyre, dhe ata që vranë e shfarosën serbët të lirohen pavarësisht një grushti provash, si dhe që asnjë zyrtar shqiptar nuk është thirrur në përgjegjësi kur kërcënojnë  serbët me zhdukje nga Kosova ose po do na bëjë salsiçe”.

Tutje, në reagimin e Listës Serbe thuhet se do të informohen edhe përfaqësuesit ndërkombëtar për këtë verdikt gjyqësor ndaj Todosijeviqit.

“Avokatët e z. Todosijeviq do ta apelojnë vendimin, kurse për verdiktin e sotëm të turpshëm përfaqësuesit e Listës Serbe do t’i informojnë të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, sidomos ata që merren me të drejtat e njeriut verdikti i sotëm do të jetë shembulli më i mirë se sa shumë i intereson Prishtinës për sundimin e ligjit”.

Selakoviq: Todosijeviq guxoi të fliste për gënjeshtrën e Reçakut – SHQIP.com

Ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë Nikola Selakoviq ka thënë se populli serb është i vetëdijshëm se ngjarja e Reçakut është thjeshtë një gënjeshtër.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq

Selakoviç ka thënë se për këtë guxoi të fliste Ivan Todosojeviqi.

“I gjithë populli serb është i vetëdijshëm se ngjarjet në Reçak, për të cilat Todosijeviçi guxoi të fliste, janë thjesht rrena dhe redaktuan rastin për agresionin e paligjshëm të NATO-s kundër Serbisë dhe ndërsa vendi ynë dhe populli serb do të jenë gati të thonë të vërtetën dhe të luftojnë për të siguruar që ajo të mos varroset nga orteku i gënjeshtrave”, tha Selakoviq.

Petkoviq reagon pas dënimit të Todosijeviq për masakrën e Reçakut – SHQIP.com

Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë e ka quajtur skandalozë vendimin e gjykatës për një vit burgim ndaj ish-ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal nga radhët e Listës Serbe, Ivan Todosijeviq.

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Serbi, Petar Petkoviq

“Nuk ka dyshim se ky verdikt u llogarit me kujdes në Prishtinë me qëllim të provokimit të tensioneve të reja dhe krizës midis popullit serb, veçanërisht në veri të krahinës, sepse asnjë serb në KiM nuk mund të shohë me dashamirësi një hakmarrje të tillë ndaj njërit prej tyre”, tha Petkoviq.

Mohuesit të masakrës së Reçakut i ulët dënimi për burgim – SHQIP.com

Todosejviq ishte dënuar me dy vite burgim nga shkalla e parë më 5 dhjetor 2019, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Por, Kolegji i Gjykatës Supreme, vitin e kaluar e kishte kthyer në rigjykim këtë rast, ku Todosijeviq ishte dënuar me dy vite burgim nga gjykata e shkallës së parë, vendim të cilin e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit.

Ish-Ministri i Pushtetit Lokal, Ivan Todosjeviq

Njoftimin për këtë e kishte bërë Gjykata Supreme përmes një komunikate për medie.

“Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të dënuarit I.T., dhe ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special PS.nr.20/2019 i datës 05.12.2019, dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special, APS.nr.7/2020 i datës 24.06.2021, dhe çështjen e ka kthyer në gjykatën e shkallës së parë, në rigjykim”, thuhej në komunikatë

Siç raporton Betimi për Drejtësi, sipas aktakuzës së ngritur më 28 qershor 2019, Todosijeviq në cilësinë e ministrit të MAPL-së, ka keqpërdorur autoritetin e tij me dashje, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Kosovës.

Todosijeviq e kishte quajtur trilliim masakrën e Reçakut pikërisht në Zveçan, në cilësinë e pjesëmarrësit dhe folësit në tubimin qytetar kundër intervenimit të NATO-s, në vitin 1999 në Kosovë, të ashtuquajtur “në kujtim të viktimave të bombardimeve të NATO-s”.

“Arsyeja për agresionin në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi… Masakra e Reçakut ishte trillim… Janë terroristët shqiptarë që e trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi… Për këtë, sot e kësaj dite askush nuk ka dhënë përgjegjësi…Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serb dhe policë në vendin e tyre të punës… gjak pirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit edhe pas ardhjes të së ashtuquajturës mision paqësor në Kosovë e Metohi”, kishte thënë Todosijeviq.

Sa ishte Todosijeviq ministër, Lista Serbe ishte në bashkëqeverisje me PDK-në, AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe AKR-në.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në prill të vitit 2019, e kishte shkarkuar atë nga kjo pozitë, pas deklaratës që kishte dhënë lidhur me masakrën e Reçakut.

/Shqip.com