Lajme

Selakoviq: Todosijeviq guxoi të fliste për gënjeshtrën e Reçakut

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq

Ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë Nikola Selakoviq ka thënë se populli serb është i vetëdijshëm se ngjarja e Reçakut është thjeshtë një gënjeshtër.

Selakoviç ka thënë se për këtë guxoi të fliste Ivan Todosojeviqi.

“I gjithë populli serb është i vetëdijshëm se ngjarjet në Reçak, për të cilat Todosijeviçi guxoi të fliste, janë thjesht rrena dhe redaktuan rastin për agresionin e paligjshëm të NATO-s kundër Serbisë dhe ndërsa vendi ynë dhe populli serb do të jenë gati të thonë të vërtetën dhe të luftojnë për të siguruar që ajo të mos varroset nga orteku i gënjeshtrave”, tha Selakoviq.

Tutje Selakoviç tha se me denimin e Todosijeviqit u përpoq të gjykohet populli serb dhe vendosshmëria e tij për të moslejuar gënjeshtra dhe të vejnë në dyshim versionin e historisë.

Petkoviq reagon pas dënimit të Todosijeviq për masakrën e Reçakut – SHQIP.com

Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë e ka quajtur skandalozë vendimin e gjykatës për një vit burgim ndaj ish-ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal nga radhët e Listës Serbe, Ivan Todosijeviq.

Siç raporton RTS, Petkoviq tha se ky vendim është edhe provokim i tensioneve.

“Nuk ka dyshim se ky verdikt u llogarit me kujdes në Prishtinë me qëllim të provokimit të tensioneve të reja dhe krizës midis popullit serb, veçanërisht në veri të krahinës, sepse asnjë serb në KiM nuk mund të shohë me dashamirësi një hakmarrje të tillë ndaj njërit prej tyre”, tha Petkoviq.

Mohuesit të masakrës së Reçakut i ulët dënimi për burgim – SHQIP.com

Todosejviq ishte dënuar me dy vite burgim nga shkalla e parë më 5 dhjetor 2019, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Por, Kolegji i Gjykatës Supreme, vitin e kaluar e kishte kthyer në rigjykim këtë rast, ku Todosijeviq ishte dënuar me dy vite burgim nga gjykata e shkallës së parë, vendim të cilin e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit.

Njoftimin për këtë e kishte bërë Gjykata Supreme përmes një komunikate për medie.

“Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të dënuarit I.T., dhe ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special PS.nr.20/2019 i datës 05.12.2019, dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special, APS.nr.7/2020 i datës 24.06.2021, dhe çështjen e ka kthyer në gjykatën e shkallës së parë, në rigjykim”, thuhej në komunikatë

Siç raporton Betimi për Drejtësi, sipas aktakuzës së ngritur më 28 qershor 2019, Todosijeviq në cilësinë e ministrit të MAPL-së, ka keqpërdorur autoritetin e tij me dashje, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Kosovës.

Todosijeviq e kishte quajtur trilliim masakrën e Reçakut pikërisht në Zveçan, në cilësinë e pjesëmarrësit dhe folësit në tubimin qytetar kundër intervenimit të NATO-s, në vitin 1999 në Kosovë, të ashtuquajtur “në kujtim të viktimave të bombardimeve të NATO-s”.

“Arsyeja për agresionin në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi… Masakra e Reçakut ishte trillim… Janë terroristët shqiptarë që e trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi… Për këtë, sot e kësaj dite askush nuk ka dhënë përgjegjësi…Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serb dhe policë në vendin e tyre të punës… gjak pirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit edhe pas ardhjes të së ashtuquajturës mision paqësor në Kosovë e Metohi”, kishte thënë Todosijeviq.

Sa ishte Todosijeviq ministër, Lista Serbe ishte në bashkëqeverisje me PDK-në, AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe AKR-në.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në prill të vitit 2019, e kishte shkarkuar atë nga kjo pozitë, pas deklaratës që kishte dhënë lidhur me masakrën e Reçakut.

/Shqip.com