Osman Azemi tregon se a do të kthehet seriali “Stupcat”
Publikuar:
(14.10.2022 14:34:18)

Seriali i njohur “Stupcat”, ka qenë ndër serialet më të shikuara në Kosovë.
Ndërkaq, së fundmi është raportuar se ata mund të rikthehen me sezonin e radhës.
Pas këtyre komenteve, ka reaguar vetë aktori Osman Azemi, i cili ka njoftuar se “Stupcat”, nuk do të rikthehen.
“Stupcat Mbesin në Arkiv! Pas shumë mesazheve të ndryshme, për temën e “Rikthimit të Stupcave” ndjejë obligim t’ju informojë se Stupcat nuk kthehen. Ata qëndrojnë në arkivën dhe kujtesën e çdo familje shqiptare”, ka shkruar Azemi në Facebook.
/Shqip.com