Rritet numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Venezuelë
Numri i personave të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Venezuelë është në rritje.
Siç raporton BBC, mediat lokale janë duke raportuar për 36 të vrarë dhe 56 persona të zhdukur pasi rrëshqitja e dheut mori gjithçka çka i dilte përpara në qytetin Las Tejerias.
Njoftimet e mëparshme thanë se 25 vetë qenë vrarë, por ministri i brendshëm dhe i drejtësisë Remigio Ceballos u tha gazetarëve se numri ishte rritur në 36.
Të paktën 25 të vrarë dhe shumë të zhdukur nga rrëshqitja e dheut në Venezuelë – SHQIP.com
Lidhur me këtë, presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro ka deklaruar tre ditë zie kombëtare.

Ndërsa, zëvendës presidenti Delcy Rodríguez tha se janë duke bërë përpjekje për të shpëtuar të tjerët ndërsa familjeve të të vdekurve ju ka shprehur ngushëllime.
“Ne po përpiqemi të shpëtojmë cilindo që mundemi dhe po u shprehim ngushëllimet tona të gjithë atyre që kanë humbur një njeri të dashur,” tha Maduro.
Reshjet e rrëmbyeshme të shiut bënë që lumi El Pato të shpërthejë në brigjet e tij.
Vërshimet që rezultuan morën, pemët, makinat, shtëpitë dhe dyqanet në qytet, rreth 50 km në jug-perëndim të kryeqytetit Karakasi.

Në muret e shtëpive, balta e dendur tregonte se sa lart ishin ngritur ujërat e përmbytjes.
Një burrë i tha AFP se kishte mbijetuar duke u kapur pas një antene për 40 minuta, ndërsa shtëpia e tij dhe të tjerë u zhdukën.
“Lumi më kapi dhe nuk gjeta asgjë për të bërë përveç ngjitjes në një çati dhe kapja një antenë,” tha 65-vjeçari.
Sipas agjencisë së lajmeve Efe, furnizimi me elektricitet i qytetit është ndërprerë duke e lënë banorët në errësirë.
/Shqip.com