Lajme Botë

Të paktën 25 të vrarë dhe shumë të zhdukur nga rrëshqitja e dheut në Venezuelë

Të paktën 25 persona janë vrarë dhe më shumë se 50 janë të zhdukur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Venezuelë

Siç raporton BBC,  rrëshqitja e dheut mori shumë shtëpi në qytetin, Las Tejerías.

Lidhur me këtë, presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro ka deklaruar tre ditë zie kombëtare.

Ndërsa, zëvendës presidenti Delcy Rodríguez tha se janë duke bërë përpjekje për të shpëtuar të tjerët ndërsa familjeve të të vdekurve ju ka shprehur ngushëllime.

“Ne po përpiqemi të shpëtojmë cilindo që mundemi dhe po u shprehim ngushëllimet tona të gjithë atyre që kanë humbur një njeri të dashur,” tha Maduro.

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut bënë që lumi El Pato të shpërthejë në brigjet e tij.

Vërshimet që rezultuan morën, pemët, makinat, shtëpitë dhe dyqanet në qytet, rreth 50 km në jug-perëndim të kryeqytetit Karakasi.

Në muret e shtëpive, balta e dendur tregonte se sa lart ishin ngritur ujërat e përmbytjes.

Një burrë i tha AFP se kishte mbijetuar duke u kapur pas një antene për 40 minuta, ndërsa shtëpia e tij dhe të tjerë u zhdukën.

“Lumi më kapi dhe nuk gjeta asgjë për të bërë përveç ngjitjes në një çati dhe kapja një antenë,” tha 65-vjeçari.

Sipas agjensisë së lajmeve Efe, furnizimi me elektricitet i qytetit është ndërprerë duke e lënë banorët në errësirë.

Banorët gërmuan përmes baltës së veshur me dorë për t’u përpjekur për të gjetur të mbijetuarit. Atyre iu bashkuan qentë nuhatës dhe ekipet e specializuara të kërkimit.

Ministri i Brendshëm Remigio Ceballos tha se rrëshqitjet e dheut ishin shkaktuar nga uragani Julia, i cili kaloi vetëm në veri të Venezuelës.

/Shqip.com