Beatrix Ramosaj tregon se a do të jetë pjesë e “Dance With Me”
Publikuar:
(20.09.2022 16:07:45)
Është përfolur gjatë se këngëtarja Beatrix Ramosaj do të jetë pjesë e emisionit më të ri të kërcimit “Dance With Me”.
E arsyeja pse është përfolur kaq shumë është sepse Beatrix supozohej të ishte “rivale” me Bora Zemanin e cila do të jetë pjesë e “Dancing With The Stars”.
Mirëpo, për këto thashetheme Beatrixi më në fund ka një përgjigje definitive.
Ajo përmes InstaStoryt të saj postoi një foto me mbishkrimin duke treguar të vërtetën rreth kësaj situate.