Shqipëria përsëri cak i sulmeve kibernetike

Shqipëria përsëri gjatë ditës së djeshme ka qenë cak i sulmeve kibernetike.
Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një postimin në Twitter, ku përsëri ka thënë se mbrapa këtij sulmi qëndron agresori i njëjti si herën e kaluar.
“Një tjetër sulm kibernetikë nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.”, ka shkruar Rama.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një video live ditë më parë njoftoi se Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin si shkak i sulmeve kibernetike që Irani ka kryer mbi Qeverinë Shqiptare gjatë korrikut.

Shqipëria me 15 korrik ka përjetuar sulmin më të madh kibernetikë në historinë e saj, i cili paralizoi të gjitha faqet qeveritare, përfshirë platformën e shërbimeve online e-Albania, përmes së cilës qytetarët pajisen me shumicën e dokumenteve.
Në njoftimin e tij, kryeministri Rama kishte deklaruar se kishte mbështetjen e NATO-s për vendimin e tij.
Ndërkohë që ambasada iraniane u boshatis me 8 shtator menjeherë pas ultimatumit të dhënë një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama që i la 24 orë kohë që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet.
Në mbështetje të Shqipërisë përveç NATO-s kanë dal edhe Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Shqip.com