Lajme

Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një video live ka njoftuar se Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit si shkak i sulmeve kibernetike që Irani ka kryer mbi Qeverinë Shqiptare gjatë korrikut.

Madje, Qeveria Rama i ka dërguar notë zyrtare Ambasadës së Iranit duke i kërkuar largimin nga vendi brenda 24-orëve.

“Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt te menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike te Iranit. Ky vendim i është bere i ditur me note zyrtare Ambasadës se Republikës Islamike te Iranit, te cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përfshirë edhe personelin e sigurisë”, ka deklaruara Rama.

Kryeministri Rama, ka thënë se pas shume hetimeve provat treguan se sulmin e 15 korrikut nuk e bën individ por Republika Islamike e Iranit.

“Sulmi i 15 korrikut mbi Shqipërinë nuk ishte një operacion individësh apo grupesh të pavarura në botën e krimit të organizuar kibernetikë, por një agresion shtetëror. Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme, se agresioni kibernetikë ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë.”, ka thënë Rama.

Lidhur me vendimin e Shqipërisë, Rama ka thënë se kanë informuar aleatët, vendet partnere të NATO-s dhe disa vende të tjera mike, me të cilat kanë ndarë edhe rezultatet e hetimit që provon burimin e agresionit ndaj vendit.

Shqipëria me 15 korrik ka përjetuar sulmin më të madh kibernetikë në historinë e saj, i cili paralizoi të gjitha faqet qeveritare, përfshirë platformën e shërbimeve online e-Albania, përmes së cilës qytetarët pajisen me shumicën e dokumenteve.

Kryeministri Rama, në atë periudhë pat deklaruar se ky sulm nuk është një ndërhyrje kibernetike e cila mund të bëhet nga njerëz të zakonshme por ka dyshime për dy shtete dhe sa po te ketë prova shteti do të marrë masa./Shqip.com