Kurti për aksionin e PSD-së: Nëse je kundër pakos, mund të ndërmarrësh edhe aksione të tilla
Gjatë ditës së djeshme, aktivistët e Partisë Social Demokrate të Kosovës, sulmuan me miell Ministrin e Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Muratin.
Lidhur më këtë aksion ka ardhur edhe reagimi nga ana e Albin Kurtit.
Sipas Kurtit nëse je kundër pakos, mund të ndërmarrësh edhe aksione të tilla.
“Ne dje shpalosën bashkë me ministrin e Financave shpalosëm pakon e re për përballje me inflacion, e cila bën subvencionimin e atyre që kursejnë energjinë elektrike kurse nga pagesat direkte përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë. Ne shpërblejmë kursimin për aq sa kursehet ne do ta subvenciojmë dyfish faturat. Tash nëse je kundër kësaj pako mund të ndërmarrësh edhe aksione të tilla, përndryshe nuk kemi të bëjmë më kritikë apo kundërshtim por vetëm me intat ose mund të jesh i udhëhequr nga inati secila më keq se tjetra.”, ka thënë Kurti në konferencë.
Po ashtu Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka dhënë detaje shtesë lidhur me sulmin e Muratit./Shqip.com