Lajme

Policia jep detaje për rastin e sulmit ndaj Hekuran Muratit

Gjatë ditës së djeshme, aktivistët e Partisë Social Demokrate të Kosovës përmes një aksioni simbolit kanë gjuajtur me miell Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Lidhur më këtë sulm ndaj Muratit, Policia e Kosovës në raportin 24-të orësh ka dhënë detje.

“Në gazeta të ndryshme dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shihen disa persona duke hedhur miell mbi një ministër të RKS-së. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin ku ka ndodhë incidenti, është kontaktuar ministri, i cili ka njoftuar se nuk është lënduar. Është njoftuar prokurori i cili ka sugjeruar që të  bëhet shënim zyrtar, për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në raportin Policor.

Lexo edhe:
Aktivistët e PSD e gjuajnë me miell ministrin Hekuran Murati

Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj ka bërë publike videon e aksionit të zhvilluar gjatë pasditës së djeshme.

Aksioni i PSD-së

“AKSION SIMBOLIK PËR PUNËTORËT”, e ka quajtur këtë aksion Molliqaj./Shqip.com