Lajme

Aktivistët e PSD e gjuajnë me miell ministrin Hekuran Murati

Aksioni i PSD-së\ilustrim

Aktivistë të Partisë Socialdemokrate kanë hedhur miell në drejtim të ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Ky aksion është zhvilluar në lagjen ‘Dardani” derisa, ministri Murati ishte duke dalë.

Në një video të shpërndarë nga kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, shihet teksa Murati mbulohet me miell nga aktivisti Nol Nushi.

“AKSION SIMBOLIK PËR PUNËTORËT”, e ka quajtur këtë Molliqaj.

“Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë”, shtoi ai.

Ndërsa në një konferencë për media gjatë paradites, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se është e papranueshme të bëhet thirrje për rritje të pagave kur shumica e fëmijëve dalin analfabetë.

Kurti është shprehur se dialogu Qeveri-Sindikata nuk ka munguar por që ky dialog duhet të ndodhë me Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave dhe jo me krerët e degëve sindikale./Shqip.com