Sport Ndërkombëtar

Tuchel i pezulluar për përballjen e Chelseat kundër Leicesterit

Federate angleze e ka konfirmuar se Thomas Tuchel do të pezullohet për një ndeshje dhe do të humbas përballjen kundër Leicester këtë fundjavë.

Tuchel nuk do të jetë në zonën e tij teknike kur Chelsea të mirëpresë dhelprat në Stamford Bridge të shtunën pasdite.

FA zbuloi se, pasi ishte i pranishëm kundër Leeds në Elland Road, shefi i Bluve do të duhet të shikojë nga tribuna këtë fundjavë dhe gjithashtu do të duhet të paguajë një gjobë prej 35,000 £ për sjelljen e tij pas barazimit 2-2 me Tottenham.

uchel ndihet i mërzitur që merr një dënim të tillë duke marrë parasysh faktin se Antonio Conte i ka shpëtuar një dënimi të ngjashëm me një ndeshje.

Edhe pse, shefit të Spurs i është dashur të paguajë edhe një gjobë për rolin e tij në përleshjen mes dyshes./Shqip.com