Lëndohet një grua në Ferizaj, shkak bëhet çrregullimi i ashensorit

Një grua ka pësuar lëndime trupore si pasojë e lëvizjeve të pakontrolluara të ashensorit në Ferizaj.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, viktima ka marrur tretman mjekësor dhe më pas është liruar.
Është raportuar se viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi kishte pësuar lëndime trupore si pasojë e lëvizjeve të pakontrolluara të ashensorit. Pas tretmanit mjekësor viktima është liruar dhe është intervistuar në lidhje me rastin. Rasti nën hetime.
Vetëm javën e kaluar është raportuar për dy raste të ngjashme.
Një grua e cila kishe pësuar lëndime të rënda trupore, pasi që sa ishte në ashensor ishte ndalur energjia elektrike dhe ashensori ka rënë poshtë me shpejtësi të madhe.
Po ashtu edhe gazetari i Radio Televizioni të Kosovës, Bashkim Vishaj është bllokuar në ashensor për shkak të ndaljes së rrymës.