Rozë

“Bufi” ironizon keq me Lajçakun

Aktori kosovar Fatmir Spahiu apo ndryshe i njohur me nofkën “Bufi”jo rrallë merr vëmendje me statuset që bën në Facebook, teksa komenton ngjarjet aktuale në vend.

Së fundmi, ai ka ironizuar me ndërmjetësuesin për dialog në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

“Qeky Llajqaku e ka fytyrën si do që të thërrasin në drekë e në fund nuk e qesin asnjë cent”, shkroi ai.

“Bufi” pranoi shumë komente nga ndjekësit në Facebook ashtu siç ndodh përherë në statuset e tij.

Përndryshe, aktori ende nuk ka treguar se a do jetë prezent në ndonjë projekt të ri televiziv./Shqip.com