Mostakimi me Begajn, Hyseni thotë se Abdixhiku bëri “skandal politik infantil”

Skender Hyseni ka hedhur kritika ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për refuzimin e ftesës të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Begaj kishte kërkuar që takimi të mbahej në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Me këtë ide nuk është pajtuar Abdixhiku i cili ka kërkuar që takimi të zhvillohet në selinë e LDK-së.
E këtë e ka quajtur “skandal infantile të Abdixhiut”.
“Pretendimi idhnak i Abdixhikut se Presidenti shqiptar duhej të shkonte në selinë e LDK-së për takim, shpërfaq një ego infantile politike të të parit të LDK-së”, ka thënë ai.
“Pa dashur të futem në detajet e protokolit, më duhet të konstatoj se Abdixhiku me krekosjen e tij, paska shkaktuar një skandal politik e diplomatik tërsisht të panevojshëm në komunikimet aq të rëndësishme ndërshqiptare”, ka vazhduar Skender Hyseni postimin në Facebook.

E më pas, Hyseni e ka kujtuar kohën kur Abdixhiku shkoi në një hotel të Prishtinës për ta takuar presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
“Strohet pyetja, përse z. Abdixhiku nuk u bë poaq “ i madh”, me rastin e vizitës së Presidentit të Malit të Zi të cilin, me 19 maj 2022, shkoi ta takonte, madje jo në Kuvend të Kosovës por në hotelin Swiss Diamond”, përmbyllet postimi i Hysenit në Facebook.
LDK ka shprehur keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me presidentin e ri të Shqipërisë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës shprehë keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me Presidentin e ri të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë.
Për dallim nga krerët insitucional paraprak të Shqipërisë, Presidentët e shkuar, Kryeminisrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, Presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qëndrore të saj”, thuhet në përgjigjen për Shqip.com.
Begaj sot është takuar me drejtuesit e partive opozitare të PDK-së dhe të AAK-së, si dhe me përfaqësues të partive minoritare./Shqip.com