Sport Ndërkombëtar

Bellerin dhe Betis – çdo ditë e më afër

Hector Bellerin

Hector Bellerin e ka treguar edhe publikisht – së dëshiron të rikthehet në Real Betis.

Tashmë – një gjë e tillë po duket vetëm çështje kohe.

Në ndeshjen e sontme – që Arsenali po zhvillon kundër Crystal Palace – ai nuk ishte as në bankën rezervë – një tjetër tregues që nuk e ka gjatë në Londër.

Bellerini ishte edhe në radarin e Atletico Madrid, por nuk ka pasur ndonjë lëvizje të re në atë drejtim.

Ai ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023 dhe në “Transfermarkt” vlerësohet 20 milionë euro.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka zhvilluar 23 ndeshje në La Liga në sezonin e fundit– teksa asistoi dy herë.

Katër herë u paraqit edhe në Europaligë – ku gjithashtu regjistroi dy asistime. /Shqip.com