Shenjat që tregojnë se dhimbja e kokës është në të vërtetë migrenë
Agonia përvëluese që shkakton migrena e drobit njeriun.
Simptomat e dhimbjeve të kokës janë të ngjashme pavarësisht shkakut.
Për të shmangur çdo konfuzion të mundshëm në lidhje me burimin e dhimbjes, është e rëndësishme të mësoni mbi simptomat e migrenës.
Duke njohur simptomat e duke identifikuar faktorët nxitës të migrenës, njeriu është më i aftë të shmangë dhimbjen sa më shumë që të jetë e mundur.
Katër fazat e dhimbjes së migrenës
Kjo sëmundje shpërthen në katër faza të veçanta.
Faza e parë
Sipas studimeve një ditë ose dy përpara migrenës, organizmi jep këto sinjale: Etje, urinim të tepërt, neps, konstipacion, mpirje të qafës, luhatje humori, hapje të shpeshta të gojës.
Faza e dytë e migrenës
Faza e dytë shoqërohet me mjegullim të shikimit dhe tjetërsim të ngjyrave dhe figurave vizive.
Gjatë kësaj faze, njeriu bëhet konfuz, ka vështirësi në të folur e të shpjeguar mendimet si dhe mpirje të njërës anë të trupit, shkruan agroweb.
Kjo fazë zgjat 20 deri në 60 minuta.
Faza e Tretë
Kur sulmi i migrenës arrin në kulm, dhimbja është shumë e fortë dhe thumbuese.
Dhimbja mund të zgjasë nga 4 deri në 72 orë.
Nëse nuk trajtohet ajo mund të shoqërohet me mjegullim të shikimit dhe marramendje e të fikët.
Faza e katërt
Pas zbutjes së dhimbjes, njeriu përballet me simptoma të ngjashme me atë të teprimit me alkolin.
Ndjesia e shterimit të energjisë, dobësisë dhe konfuzionit është gjithnjë e pranishme.