Almeda dhe Tolgahan me pushime në Shqipëri, ky është vendi luksoz ku po qëndrojnë
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/08/Qenar.png)
Modelja, Almeda Abazi ka vizituar këtë javë Shqipërinë, duke pushuar në bregdetin shqiptar.
Së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin Tolgahan Sayisman, ata kanë udhëtuar drejt jugut ku janë duke postuar nga atje.
Almeda ka ndarë foto nga këto pushime, por ajo që i ka habitur të gjithë është fakti se edhe Tolgahan ka promovuar bukuritë shqiptare.
Aktori turk ka postuar në Instagram një foto nga Dhërmi, që duket se i ka pëlqyer shumë dhe po shijon këto ditë vere në ‘parajsën’ e bregdetit Jon.
Ndërsa Almeda ka vite që është martuar më aktorin turk dhe qifti kanë një djalë dhe një vajzë së bashku dhe jetojnë në Stamboll të Turqisë.
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/08/Tolga.png)
Tolgahan ka luajtur në një sërë projektesh të suksesshme në Turqi që e kanë bërë aktorin një figurë të dashur jo vetëm për Turqinë, por edhe ndjekësit e tij anembanë botës./SHQIP.com